MEKSIKË: URAGANI ERIK (ERICK) SHKAKTOI DËME NË SHTETET GUERRERO DHE OAKSAKAS (OAXACAS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Guerrero, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Uragani Erik (Erick), i cili, po kalon Meksikën arriti në tokë në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Ai shkaktoi dëme serioze në shtetet jugore të Oaksakasit (Oaxacas) dhe Guerrero”.
Kështu tha presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke i kërkuar popullsisë të qëndrojë brenda dhe të ndjekë udhëzimet e autoriteteve.
Të paktën 200000 njerëz janë në rrezik në shtetin e Oaksakas (Oaxacas), 1.3 milion në Guerrero.
Shumë ushtarë dhe 9000 oficerë të Marinës janë vendosur për t'u përballur me emergjencën dhe lundrimi detar është pezulluar.
Në Oaxacas, një spital është përmbytur, lumenjtë kanë rritur rrjedhën dhe pemët dhe strukturat elektrike janë rrëzuar.
Në Guerrero, bregdeti është goditur më shumë, me pemë dhe shtylla që janë shembur dhe disa rrëshqitje toke.
Mësimet dhe aktivitetet e tjera në rajon janë pezulluar. Uragani po shkon drejt veriut dhe mund të godasë shtetin e Miçoakan (Michoacan).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments