top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEKSIKË: 11 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË NJË OBJEKT KU MBAHEJ NJË FESTË KATOLIKE ME RASTIN E LINDJES SË GJON PAGËZORIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 1 min read
ree

Irapuato, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Të paktën 11 veta u vranë, përfshirë një adoleshent, dhe 20 të tjerë u plagosën kur sulmues të panjohur hapën zjarr në një shtëpi në qytetin Irapuato në Meksikën qendrore të martën në mbrëmje”, sipas autoriteteve vendore.


Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Guanajuato-s, shtetit ku ndodhet Irapuato, raportoi se 20 veta po trajtohen për plagë nga të shtënat me armë zjarri.


Mediat vendore raportuan se në shtëpi po mbahej një festë me rastin e një feste katolike, Lindjes së Gjon Pagëzorit.


Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum njoftoi se midis viktimave kishte edhe fëmijë.


Megjithatë, zyra e prokurorit të përgjithshëm konfirmoi se vetëm njëri nga të vdekurit ishte i mitur, 17 vjeç.


Është shumë për të ardhur keq ajo që ndodhi. Një hetim është duke u zhvilluar”, tha Presidentja Sheinbaum.


Guanajuato ka qenë për shumë vite një nga zonat e Meksikës e prekur nga incidente të dhunshme, pasi organizatat kriminale konkurrojnë me njëra-tjetrën për kontrollin e trafikut të drogës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page