top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA JANË NË KËRKIM TË BAZAVE TË REJA TË DRONËVE NË AFRIKËN PERËNDIMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17, 2024
  • 3 min read
ree

Nga z. Valerio Çiapaino (Chiappaino).

Romë, Itali | Shtetet e Bashkuara po konkurrojnë për mbulim në Afrikë, duke studiuar strategji dhe aleanca të reja, për të frenuar përparimin shqetësues të grupeve terroriste, si Shteti Islamik dhe Al Kaeda, në Sahel.

Në të vërtetë, rritja e këtij kërcënimi në Mali, Burkina Faso, Nigeri, dhe zgjerimi i ndikimit rus në rajon, e bëjnë të pamundur që SHBA të mbështetet tek qeveritë lokale, për të përdorur bazat ushtarake, për dronët me të cilët monitorohen aktivitetet e islamistëve.

SAHEL BËRI KOMPROMIS.

Rimendimi amerikan në këtë zonë do të ishte veçanërisht i domosdoshëm për të kapërcyer atë që në fakt është bllokada operacionale e Bazës Ajrore 201, një strukturë 110 milionë dollarëshe në Agadez, në Niger, pas grushtit të shtetit ushtarak, që ndodhi në muajin korrik.

Grushti i shtetit e detyroi Uashingtonin të pezullojë operacionet e sigurisë, dhe ndihmën për zhvillim në Niamei, dhe për momentin, dronët janë të kufizuar në kryerjen e misioneve të vëzhgimit, me qëllim mbrojtjen e trupave amerikane të vendosura atje.

Për më tepër, kontaktet ndërqeveritare janë reduktuar, dhe kufizuar në komunikimet periodike midis kreut të Komandës së SHBA-së në Afrikë, Majkkll Lengli (Michael Langley), dhe shefit të mbrojtjes së juntës, gjeneralit Moussa Salaou Barmou.

Prandaj, fati i rreth 1000 ushtarëve amerikanë mbetet i pasigurt - e vetmja prani perëndimore që ka mbetur në vend pas tërheqjes së ushtarëve francezë - edhe pse disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, thuhet se po konsiderojnë vendosjen e kontakteve me juntën ushtarake.

Nuk ka shumë opsione përveç tërheqjes nga Saheli, deklaron ish gjenerali Mark Hiks (Hicks).

Administrata e presidentit Baidn (Biden) në fakt ka arritur në përfundimin se përveç Nigerit, edhe Mali dhe Burkina Fasoja janë gjithashtu të pabesueshëm dhe të kompromentuar, për shkak të paqëndrueshmërisë politike, dhe pranisë së paraushtarakëve rusë të Grupit Uagner (Wagner).

TËRHEQJA DREJT OQEANIT.

Për t'u marrë me atë që po i ndodh SHBA-së në Niger, gazeta amerikane Wall Street Journal raporton se Pentagoni ka hyrë në kontakt me autoritetet e Ganës, Bregut të Fildishtë dhe Beninit - shtetet e Afrikës Perëndimore përballë Oqeanit Atlantik - për të marrë autorizimin për të krijuar baza ushtarake, nga të cilat, do të lëshoheshin dronët, që do të nevojiteshin për të mbajtur nën vëzhgim grupet terroriste.

Bazat, mbi të cilat do të ishte përqendruar vëmendja e amerikanëve, janë ato të Tamale-ve, në Gana, dhe Parakou-t, në Benin, si dhe tre struktura të tjera në Bregun e Fildishtë.

Gjithsesi, alarmi i terrorizmit prek edhe shtetet bregdetare, dhe frikën e një shpërthimi të mëtejshëm të kërcënimit xhihadist, që kanoset mbi manovrat e SHBA-së.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2023, në Benin, 114 sulme të kryera nga militantët islamikë shkaktuan 120 vdekje, një rritje krahasuar me 72 ngjarjet terroriste në vitin 2022, dhe vetëm pesë në vitin 2021.

Në vend të kësaj, në Togo-n fqinje, midis muajit janar dhe muajit nëntor të vitit të kaluar, 31 viktima janë regjistruar nga veprimet terroriste.

Në Bregun e Fildishtë dhe në Gana nuk kishte sulme në vitin 2023, por, në Gana raportohet infiltrimi i celulave ekstremiste.

Qendra e gravitetit (e veprimeve të ISIS-it) është në Afrikë”, shpjegon Hans-Jacob Schindler, analist i grupit të ekspertëve Counter Extremism Project, sipas të cilit, zgjerimi i pranisë së fondamentalistëve në kontinent, megjithatë do të çojë herët a vonë, në një përhapje të tmerrshme.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page