top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHPËRTHIM NË QYTETIN IRANIAN TË BANDAR ABBAS-it | DHJETËRA TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read

Teheran, Iran | Një shpërthim i madh ka goditur qytetin iranian të Bandar Abbas, më shumë se 1000 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran”, sipas mediave shtetërore.

 

Shpërthimi ndodhi në një seksion të portit Shahid Rajaee dhe ne po përpiqemi të shuajmë zjarrin”, njoftoi televizioni shtetëror, duke cituar z. Esmaeil Malekizadeh, një zyrtar i lartë në Autoritetin e Porteve dhe Transportit Hormozgan.

 

Drejtor i agjencisë së menaxhimit të krizave në provincën Hormozgan, i tha televizionit shtetëror se të plagosurit ishin dërguar në objektet spitalore, por ai nuk dha numrin e të plagosurve.

 

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan një kolonë të madhe tymi të zi që ngrihej nga zona e shpërthimit.

 

Video të tjera në mediat sociale treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Në zonë janë parë edhe disa persona duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre.

 

Porti Shahid Rajaei merret kryesisht me kontejnerë dhe gjithashtu ka depozita nafte dhe objekte të tjera petrokimike.


Lajm në përditësim. 👇👇👇


Të paktën 281 persona u plagosën nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në portin Sajid Rajai në qytetin e Bandar Abbas-it”, raportoi agjencia e lajmeve “Mehr”.

 

Shpërthimi ndodhi ndërsa Irani fillon sot në Oman një raund të tretë bisedimesh me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor.

 

Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

 

Autoriteti doganor i Iranit tha në një deklaratë se shpërthimi ndodhi në magazinë e kontejnerëve Sina, e cila, është nën menaxhimin e Organizatës së Porteve Detare të Iranit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page