SHKODËR: I MITURI EMILJANO GJONI U VRA NGA NJË BASHKËMOSHATAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 14, 2024
- 1 min read
Shkodër, Shqipëri | I mituri me moshë 15 vjeç, Emiljano Gjoni, u gjet i plagosur rëndë në rrugë nga një kalimtar që i dha ndihmën e parë.
Ai nuk mundi të mbijetonte.
Kumtohet se autori i krimit ordiner të vrasjes është gjithashtu një 15-vjeçar.
Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, strukturat vendore të Policisë së Shtetit identifikuan dhe shpallën në kërkim policor të dyshuarin si doras.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments