top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKODËR | I ARRESTUARI NIKOLAE (NICOLAE) IONNUT ERION DELIVER (QYTETAR RUMUN ME MOSHË 19-VJEÇ) VDIQ; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, ka vdekur:

1- Z. Nikolae (Nicolae) Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.


Ai ishte arrestuar në datën 07.10.204, në lagjen “Qemal Stafa”.


Ndaj tij gjykata vendore pati shqiptuar masë sigurimi vetjake “arrest në burg” për shkelje penale të parashikuara si:

1- Vjedhje me dhunë”.

2- Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.


Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, ai është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit.


Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.


Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore.


Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor.


Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).


Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.


Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me ligjin.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page