top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “MANUSH ALIMANI”; SHKODËR | U ARRESTUAN VRASËSIT ME PAGESË GERTI BUSHATI; ERGYS IBRAHIMI; EDISON HASAJ; GJERGJI ZEFI; GISHT NË VRASJEN ME TRITOL TË HYSNI YMERIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 2
  • 3 min read

Lagjja “Manush Alimani”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore dhe ato të Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gerti Bushati, me moshë 27 vjeç.

2- Z. Ergys Ibrahimi, me moshë 27 vjeç.

3- Z. Edison Hasaj, me moshë 25 vjeç.

4- Z. Gjergji Zefi, me moshë 24 vjeç.


Ata konsiderohen vrasës me pagesë; të përfshirë në vrasjen me lëndë plasëse të:

1- Z. Hysni Ymeri, në datën 29.12.2025.


Nga të dhënat penale paraprake është arritur në konkluzionin se:

1- Z. Gerti Bushati, është subjekti që kreu aktin e vendosjes së lëndës plasëse në kutinë e matësave elektrikë.

2- Subjektet e tjerë kanë role të tjera në realizmin e aktit të vrasjes së z. Ymeri.

 Z. Hysni Ymeri
 Z. Hysni Ymeri
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njoftim | Shkodër.


Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”.


Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.


Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.


Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.


Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.


Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç

-E. I., 27 vjeç

-E. H., 25 vjeç

-Gj. Z., 24 vjeç.


Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.


Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.


Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

© Copyright | Pamje filmike nga Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) pat botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


LAGJJA “MANUSH ALIMANI”; SHKODËR | HYSNI YMERI VDIQ SI PASOJË E NJË SHPËRTHIMI NË NJË KUTI METALIKE TË MATËSAVE ELEKTRIKË.


Lagjja “Manush Alimani”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Si pasojë e një shpërthimi në një kuti metalike të matësave elektrikë mbeti fillimisht i plagosur:

a- Z. Hysni Ymeri, me moshë 69 vjeç, i cili, më pas, vdiq në spital.

Njoftim | Shkodër.


Informacion paraprak.


Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.


Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page