SHKODËR: ARRESTOHET LAZËR CURRI | AKUZOHET SI I PËRFSHIRË NË KULTIVIM BIMËSH NARKOTIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 28, 2023
- 1 min read

Fshati Pepaj, Shkodër, Shqipëri | 33-vjeçari Lazër Curri, i shpallur në kërkim policor për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, është arrestuar sot nga policia vendore e Shkodrës. Ndaj tij, rëndon akuza penale e kultivimit të bimëve narkotike, të cilat, iu gjetën të kultivuara rrotull shtëpisë, konkretisht 245 bimë kanabis-sativa, të cilat, policia vendore e Shkodrës i asgjesoi më datën 9 gusht 2023. Ai rezulton të jetë recidivist (përsëritës) në kryerjen e kësaj vepre penale. Aktet proceduriale penale në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim kryerjen e të tjera veprimeve hetimore, në lidhje me këtë çështje penale. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



















Comments