SHKODËR | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE EKZEKUTOI MASËN E SIGURIMIT VETJAK “DETYRIM PARAQITJE” TË SHQIPTUAR NDAJ PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT ANTON DEMAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ekzekutoi masën e sigurimit vetjak “Detyrim Paraqitje”, të shqiptuar nga GjShPSh ndaj:
1- Punonjësit të Policisë së Shtetit, Anton Demaj (me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës).
Njoftim | Shkodër – AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
➡️ A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
➡️ D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
➡️ J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
➡️ M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511.
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments