top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “NDOC MAZI”; SHKODËR | AUTOMJETIT TË ENEA BUSUKJAS IU VENDOS LËNDË PLASËSE; MBETI I PLAGOSUR NGA SHPËRTHIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28
  • 1 min read
ree

Lagjja “Ndoc Mazi”, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një shpërthim me lëndë plasëse iu vendos automjetit të:

a- Z. Enea Busukja, me moshë 38 vjeç, inspektor i Hetimit Tatimor, i cili, mbeti i plagosur.

ree
Z. Enea Busukja
Z. Enea Busukja
ree

Njoftim | Shkodër.


Informacion paraprak


Rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.


Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page