SHKODËR | U ARRESTUAN SOKOL FUSHANI (NGA FSHATI DRAGOÇ) DHE ARMAND PAPAJ (PAPA); TREGTARË DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Sokol Fushani, me moshë 35 vjeç.
2- Z. Armand Papaj (Papa), me moshë 39 vjeç.
Njoftim | Shkodër.
Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
U kapën në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe me mjet prerës (thikë), në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen lënda narkotike, mjeti prerës, automjeti dhe 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe S. F.
Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe një mjet prerës (thikë).
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments