top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INSTITUCIONI I EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE SHKODËR | QYTETARI AMERIKAN BRENDON (RONALD) SAPORITO U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
Çifti objekt i kësaj kronike kriminale.
Çifti objekt i kësaj kronike kriminale.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Brendon Ronald Saporito, me moshë 57 vjeç, qytetar amerikan, u gjet i vdekur.

 

Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.


Ai ishte i paraburgosur me statusin e dorasit për vrasjen e bashkëshortes së tij, znj. Sandra Saporito, në datën 02.05.2025.


Njoftim | Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.


Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë.


Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.


Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.


Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.


Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.


Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin zyrtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page