top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHIJAK | FESTIM KEÇI U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E TORINOS E KA DËNUAR ME 9 VITE BURG PËR TREGTI DROGE DHE SHFRYTËZIM FEMRASH PËR PROSTITUCION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30
  • 2 min read

Shijak, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Festim Keçi, me moshë 53 vjeç.


Njoftim | Shijak.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Decision”.


Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 53-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane.


53-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.


Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Decision”.


Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit F. K., 53 vjeç, banues në Shijak.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal italian.


Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page