SHIJAK | RAMAZAN TARI U ARRESTUA; VJEDHJE NË FSHATRAT BORAKË DHE XHAFZOTAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Shijak, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ramazan Tari, me moshë .
Njoftim | Shijak.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shumat”.
Vidhte shuma parash dhe sende me vlerë në biznese në zonën e Shijakut, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje në market dhe në dy biznese dhe vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, pas një pune intensive për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të ndodhura në biznese në zonën e Shijakut, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shumat”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. T., 27 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa rasteve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi i janë sekuestruar rrobat e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments