SHIJAK | DORIAN FERRA DHE INDRIT FERRA U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E DENIS ÇUMANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28
- 2 min read
Updated: 6 days ago

Shijak, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Dorian Ferra.
2- Z. Indrit Ferra.
Ata konsiderohen doras në ushtrim dhune fizike dhe në plagosje me armë zjarri të:
1- Z. Denis Çumani; i cili, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të keqe shëndetësore.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se si shkak i konfliktit ishte një vajzë (për të cilën palët kanë pasur interesa sentimentale).

Njoftim | Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Shijak, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Denis Çumani, me moshë 45 vjeç, vdiq në spital.

Në kërkim policor, të konsideruar si doras për vdekjen e tij mbeten:
1- Z. Dorian Ferra.
2- Z. Indrit Ferra.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments