top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI XHAFZOTAJ; SHIJAK | ERJON (ARJAN) KULLOLLI U ARRESTUA; ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR ME VENDIM GJYKATE PËR SHITJE DHE PRODHIM DROGËRASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 22 hours ago
  • 2 min read

Fshati Xhafzotaj, Shikjak, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erjon (Arjan) Kullolli, me moshë 45 vjeç.


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Masa”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.


Me masë sigurie “Arrest në burg”, i shpallur në kërkim prej janarit 2025, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.


Në zbatim të planit të masave të hartuar për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si rezultat i kontrolleve të bazuara në informacione të siguruara në rrugë operative nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Masa”.


Si rezultat i operacionit u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi E. K., alias A. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.


Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në korrik të vitit 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Në janar 2025, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, strukturat e DVP Durrës kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Në momentin e kontrollit, ky shtetas nuk u gjet në banesë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page