top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHERR NË VENDIN KU PO NUMËROHEN VOTAT NË NJËSINË ADMINISTRATIVE KASHAR (FSHATI YRSHEK) | KONFLIKT MES VËZHGUESVE TË ORNALDO RAKIPIT DHE REMZI MEMEDIT (MEHMETIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Fshati Yrshek, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një konflikt verbal dhe fizik ngjau në një qendër numërimi votash në fshatin Yrshek (Nj. A. Kashar).

Për pasojë procesi i numërimit të votave u pezullua përkohësisht.

 

Konflikti pati si protagonistë vëzhguesin e z. Ornaldo Rakipi dhe kryetarin e KZAZ-së Remzi Memedi (Mehmeti).


Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) Grigels Muçollari bëri deklarata në lidhje me sherrin e ndodhur sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku u godit me grusht sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) Remzi Memedi (Mehmeti).

 

Ka qenë një konflikt për një votë të pavlefshme. Akoma po sqarohen detajet. Kanë qenë persona të paidentifikuar të cilët kanë agresuar sekretarin e KZAZ, i cili është përfaqësues i PD.


Zoti Remzi quhet kryetari.


Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për numërimin për votat preferenciale të Partia Socialiste.


Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri”, tha ai.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page