top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË: PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT EDUART MAÇI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR BORSH-FTERRË | VDIQ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
Z. Eduart Maçi (punonjës i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë)
Z. Eduart Maçi (punonjës i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë)

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një aksident automobilistik ngjau në në aksin rrugor Borsh–Fterrë.

 

Si pasojë, mbeti i vdekur:

1- Z. Eduart Maçi (punonjës i Policisë së Shtetit).


Njoftim | Sarandë/Informacion paraprak.

 

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

 

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç, ky i fundit (punonjës policie), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

 

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page