SHEFI I POLICISË IRANIANE GJENERAL BRIGADE AHMAD-REZA RADAN: RENDI U RIVENDOS; NË ARKIVOLIN E TERRORIZMIT NGULËM GOZHDËN E FUNDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Shefi i policisë iraniane, gjeneral brigade Ahmad-Reza Radan, tha se rendi ishte rivendosur pas ditësh protestash që tronditën vendin.
Duke folur për entin mediatik “Press TV”, i cituar nga enti medatik izraelit “Haaretz”, ai tha se bashkëpunimi midis popullsisë dhe forcave të sigurisë ishte thelbësor në shuarjen e trazirave, duke thënë se kjo u dha jetë të re forcave në terren dhe ishte sekret i kësaj fitoreje.
“Me hirin e Zotit dhe me praninë e vetëdijshme të popullit, gozhda e fundit është ngulur në arkivolin e terrorizmit”, tha Shefi i Policisë iraniane Ahmad-Reza Radan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments