SHBA-ës | UDHËHEQËSI I OPOZITËS RUSE NË MËRGIM GERI (GARRY) KASPAROV: SHËRBIMET INTELIGJENTE MË PARALAJMËRUAN SE DUAN TË MË VRASIN.

Uashington, Amerikë | “Jeta ime është në rrezik”.
Kështu tha udhëheqësi i opozitës ruse në mërgim dhe ish-kampioni i shahut, Geri (Garry) Kasparov, duke shtuar se ishte paralajmëruar nga shërbimet e inteligjencës lituaneze dhe amerikane.
“Lajmi se, së bashku me bashkëpunëtorin tim të hershëm dhe bashkëthemeluesin e ‘Forumit të Rusisë së Lirë”, Ivan Tiutrin (Tyutrin), jemi vendosur në një listë për vrasje nuk më vjen si surprizë, por është gjithsesi një tronditje”, tha udhëheqësi politik Kasparov në një postim në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, duke iu referuar një artikulli në entin mediatik spanjoll “El Mundo” (Bota).
“Na paralajmëruan se duhet të merrnim masa paraprake.
E kam bërë dhe do të vazhdoj ta bëj”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments