top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës UDHËHEQIN LUFTËN KUNDËR DROGËS NDËRSA EVROPA QËNDRON DUARKRYQ | AGJENTURA SHQIPTARE E KRIMIT ORDINER KONTROLLON TRAFIKUN E KOKAINËS NGA AMERIKA LATINE TE KONSUMATORI EVROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 19
  • 4 min read
ree

Nga z. Ivan Sasha Shihan (Sascha Sheehan).

Uashington, Amerikë | Administrata Trump ka marrë një qëndrim të fortë kundër fluksit të paligjshëm të drogës në ShBA-ës.

 

Në valën e fundit të veprimeve të politikës tregtare, një tarifë 25% u vendos për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika në përgjigje të asaj që presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se ishte fluksi i papranueshëm i drogave ilegale në vend.

 

Një opioid sintetik dhe shumë i varur, fentanili, ka ngritur shqetësim të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, ku zyrtarë të lartë janë zotuar të bëjnë luftë ndaj karteleve globale të drogës.

 

Megjithatë, ndërsa mposhtja e tregtisë së fentanilit dhe sigurimi i kufijve të ShBA-ës mbetet në krye të agjendës së administratës, zyrtarët e Bashkimit Evropian duket se po mbyllin një sy ndaj trafikut të paligjshëm të narkotikëve në të gjithë kontinentin - duke nxitur kështu perandoritë e drogës në Amerikën Latine.

 

Ndërkohë që trafiku i drogës është një çështje e njohur në shumë vende evropiane, vendi ballkanik i Shqipërisë së fundmi është vënë në qendër të kritikave me një hetim të ri që ka ndezur spektrin e pranisë së mafies shqiptare në Ekuador.

 

Në mënyrë dekurajuese, krimi i organizuar shqiptar tani kontrollon pjesën më të madhe të rrjedhës së kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

 

Megjithëse Ekuadori nuk e prodhon drogën, 70% e kokainës në botë tani rrjedh nëpër portet e tij, shumica e saj nga Kolumbia dhe Peruja.

 

Ata të kapur në zinxhirin e furnizimit - si dhe ata që preken nga pasojat e dhunshme të tregtisë së drogës - besojnë se faji është te vendet konsumuese pasi rritja e kërkesës stimulon kontrabandën.

 

Ajo që është e sigurt është se pa luftuar Evropa kundër trafikut të narkotrafikut në shtëpi, përpjekjet e ShBA-ës për të luftuar substancat e ndaluara në Amerikën e Veriut do të bëhen gjithnjë e më të vështira.

 

Përveç nevojës për të ulur kërkesën për konsum droge, vendet evropiane duhet të marrin gjithashtu përgjegjësi për kufijtë e tyre pasi portet e Evropës janë në mënyrë unike të cenueshme ndaj tregtisë së paligjshme të drogës.

 

Europol po lufton vazhdimisht me organizatat kriminale që transportojnë sasi të mëdha kokaine në kontejnerë nga Amerika e Jugut në Bashkimin Evropian përmes porteve kryesore, duke përfshirë ato në Hamburg, Antuerp dhe Roterdam.

 

Në hetimin e vitit të kaluar, Europol sekuestroi rreth 38 ton kokainë në këto porte - e gjitha e marrë në Ekuador dhe e dërguar nga Kolumbia, Surinami, Guajana dhe Paraguaj. Portet shqiptare nuk bëjnë përjashtim.

 

Përveç hetimit të fundit të BBC-së, politikanët vendas shqiptarë kanë shprehur shqetësime në lidhje me përfshirjen e pretenduar të vendit ballkanik në aktivitete të paligjshme.

 

Si vetëm një ilustrim, ish-ministri i Drejtësisë i Shqipërisë ka theksuar në mënyrë specifike korrupsionin që rrethon menaxhimin e porteve në vendin e tij duke sugjeruar se Porti strategjik i Durrësit u shfaq në qendër të polemikave ndërkombëtare kur iu shit një subjekti kroat me synimin për të kontrolluar portin.

 

Pretendimet e tij se transaksioni përfshinte ministren Shqiptare të Energjisë, Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, për të cilën ai pretendon se udhëzoi ish-drejtimin e portit të punonte me kompaninë shumëkombëshe MAERSK, meritojnë hetim.

 

Nëse është e vërtetë, menaxherët rajonalë të MAERSK-ut mund t’i kenë dorëzuar efektivisht të drejtat e funksionimit 45-vjeçar të portit një oligarku shqiptar nën maskën e kompanisë kroate.

 

Për të qenë të sigurt, individët, kompanitë dhe kombet meritojnë prezumimin e pafajësisë derisa të mblidhen faktet dhe të sigurohen provat.

 

Pa justifikim, tymi nuk është i barabartë me zjarrin.

 

Megjithatë, nëse kompania ka lidhje me Ekuadorin dhe Kolumbinë, siç është pohuar, trafiku i drogës në Shqipëri dhe mjedisi përkatës i sigurisë mund të jenë më të ndërlikuara dhe më të komprometuara, sesa mendojnë disa.

 

Qëndrimi i fortë i administratës Tramp (Trump) kundër tregtisë së paligjshme të drogës pasqyron një qëllim të qartë për të prishur kartelet e drogës dhe rrjedhën e paligjshme të drogës në ShBA-ës.

 

Megjithatë, përpjekjet e administratës pengohen nga mungesa e bashkëpunimit dhe veprimi nga Evropa, e cila, vazhdon të shërbejë si një pikë e rëndësishme tranziti për narkotikët që vijnë nga Amerika Latine.

 

Dominimi i mafias shqiptare mbi rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, nënvizon ashpërsinë e çështjes.

 

Përgjegjësia e përbashkët për të luftuar tregtinë e drogës nuk duhet të merret lehtë.

 

Kontributi i Evropës nuk mund të jetë më pasiv - autoritetet e Bashkimit Evropian duhet të ndërmarrin hapa të guximshëm për të siguruar kufijtë e saj, për të luftuar korrupsionin dhe për të reduktuar konsumin e drogës.

 

Është koha që kontinenti të veprojë me vendosmëri, duke u siguruar që të bëhet partner, jo pengesë, në përpjekjen globale për të luftuar efektet shkatërruese të tregtisë së drogës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page