MASHTRIM NDËRKOMBËTAR PËR KANABISIN MJEKËSOR: NËNTË ARRESTIME | 35 VENDE TË PËRFSHIRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 14, 2024
- 1 min read
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Forcat policore të disa vendeve, të udhëhequra nga Policia Kombëtare Spanjolle, kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare që vodhi 645 milionë euro duke promovuar investime false në kanabis për përdorim mjekësor.
Kështu bën të ditur agjencia e lajmeve “Europa Press”.
Nëntë persona u arrestuan më 11 prill 2024 në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Letoni, Poloni, Itali dhe Republikën Domenikane.
Janë sekuestruar prona me vlerë 2.6 milionë euro si dhe llogari bankare me 58600 euro, kriptovaluta me vlerë 116300 euro dhe 106000 euro të tjera të thata (kesh).
Oficerët e rendit kanë sekuestruar edhe bizhuteri, vepra arti, makina luksoze, kompjuterë dhe dokumente të ndryshme.
Europol dhe Eurojust gjithashtu bashkëpunuan në operacion.
Organizata kriminale operonte përmes një platforme investimi fiktive dhe mashtronte viktimat në të paktën 35 vende.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















