top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I ZGJEDHUR DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) EMËROI SI AMBASADORE TË SHBA-ës NË GREQI ISH-DASHOREN E DJALIT TË TIJ: QUHET KIMBËRLLI GILLFOILL (KIMBERLY GUILFOYLE) DHE KA PUNUAR TE FOX NEWS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 11, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Postimi i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump): “Sot, kam shumë kënaqësi të njoftoj emërimin e Kimbërli Gillfoill (Kimberly Guilfoyle) si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Greqi.


Për shumë vite, Kimbërli ka qenë një mike dhe aleate e ngushtë. Përvoja dhe lidershipi i saj i gjerë në drejtësi, media dhe politikë, së bashku me intelektin e saj të mprehtë, e bëjnë atë jashtëzakonisht të kualifikuar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara dhe për të mbrojtur interesat e saj jashtë vendit.


Kimbërli është e përshtatshëme për të nxitur marrëdhënie të forta dypalëshe me Greqinë, duke avancuar interesat tona për çështje që variojnë nga bashkëpunimi i mbrojtjes deri te inovacioni tregtar dhe ekonomik”.

 

Znj. Kimbërli Gillfoill (Kimberly  Guilfoyle), gruaja e emëruar nga presidenti i zgjedhur Danlld Tramp (Donald Trump) si ambasadore e SHBA në Greqi, është një ish-prezantuese e entit mediatik Faks Njuz (Fox News) dhe ish e fejuara e djalit të tij, z. Danlld Tramp i Riu (Donald Trump Jr).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page