SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: NËSE IRANI MENDON SE MUND TA KONTROLLOJË NGUSHTICËN E HORMUZIT KJO NUK DO TË THOTË RIHAPJE E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio i tha entit mediatik “Fox” se qëndrimi i Iranit në Ngushticën e Hormuzit nuk i plotëson kërkesat e ShBA-ës.
“Nëse ajo që ata nënkuptojnë me hapjen e ngushticave është po, ngushticat janë të hapura për sa kohë që ju koordinoheni me Iranin, merrni lejen tonë, ose ne do t'ju hedhim në erë dhe ju do të na paguani, kjo nuk është hapje e ngushticave”.
Kështu tha Sekretari Rubio në një intervistë.
“Ata nuk mund të normalizojnë (as nuk mund të tolerojmë përpjekjet e tyre për të normalizuar) një sistem në të cilin iranianët vendosin se kush mund të përdorë një rrugë ujore ndërkombëtare dhe sa duhet të paguajnë për të”, tha Sekretari Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments