SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: SHBA-ës DUHET TË RISHQYRTOJNË MARRËDHËNIEN E TYRE ME NATO-n.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, ka vënë në pikëpyetje marrëdhënien transatlantike me NATO-n si kurrë më parë, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të duhet të rishqyrtojnë marrëdhënien e tyre me aleancën ushtarake sapo të mbarojë lufta kundër Iranit.
“Mendoj se nuk ka dyshim, për fat të keq, se sapo të mbarojë ky konflikt, do të na duhet ta rishqyrtojmë këtë marrëdhënie.
Do të na duhet të rishqyrtojmë interesin që NATO ka për vendin tonë brenda kësaj aleance”, tha Sekretari Rubio për entin mediatik Faks Njuz (Fox News) - duke shtuar se do t’i takojë Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) të vendosë.
“Nëse kemi arritur në pikën ku aleanca e NATO-s na pengon të përdorim bazat, ku nuk mund t’i përdorim më ato në mënyrë efektive për të mbrojtur interesat e SHBA-së, atëherë NATO është një rrugë me një drejtim”, tha Sekretari Rubio.
“NATO ka të bëjë thjesht me praninë e trupave tona në Evropë për të mbrojtur Evropën. Kur na duhet leja e tyre për të përdorur bazat e tyre ushtarake, përgjigjja e tyre është 'jo'? Atëherë pse jemi në NATO? Duhet t'ia bëjmë vetes këtë pyetje”, shtoi Sekretari i Shtetit i ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments