top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | PËRMBYTJET NË KANIONIN E MADH SHKAKTUAN 1 TË VDEKUR DHE 15 TË ZHDUKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Të paktën një person ka vdekur dhe rreth 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme në Kanionin e Madh, një nga destinacionet turistike më të njohura në Shtetet e Bashkuara”.


Kështu njoftoi Shërbimi i Parkut Kombëtar.


Përmbytjet goditën zonën e Kanionit Brait Enxhëll (Bright Angel) dhe Renç Fentëm (Ranch Phantom) të shtunën, duke detyruar dhjetëra njerëz të evakuohen dhe duke dëmtuar të vetmin rrjet kryesor të ujit që i shërben parkut.


Trupi i një burri 46-vjeçar u gjet mbrëmë pranë Kristëll Repids (Crystal Rapids), përgjatë lumit Kolorado (Colorado) në veri të Arizonës”, njoftoi autoriteti i parkut.


Pamjet e filmuara nga alpinistët tregonin një rrëke uji me baltë që vërshonte përgjatë shtigjeve dhe nën shëtitore, me trungje dhe mbeturina të tjera që mbarteshin nga lumenjtë e fryrë, të shoqëruara nga një gjëmim i fortë.


Shërbimi i Parkut Kombëtar tha se po punon me autoritetet e Arizonës për të evakuuar njerëzit dhe për të gjetur të zhdukurit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page