top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës I PEZULLUAN VIZËN PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË BRAZILIT PAULO GONET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21
  • 1 min read

Updated: Aug 9

ree

Brasilia, Brazil | Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Paulo Gonet, thanë burime në presidencën braziliane për entin mediatik “CNN”.


Vendimi vjen pas njoftimit të Sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio në rrjetin social virtual Iks (X) të premten, se ai po pezullonte vizat e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Aleksandre (Alexandre) de Moraes, raportuesit në gjyqin kundër ish-Presidentit Jair Bolsonaro për një përpjekje të dyshuar për grusht shteti.


Sipas të njëjtave burime, gjyqtarët e vetëm që nuk janë shënjestruar nga Shtëpia e Bardhë janë ish-presidenti i Gjykatës së Lartë Luiz Fuks (Fux) dhe kolegët e tij André Mendonça dhe Nunes Markues (Marques).


Të premten, Sekretari Rubio njoftoi se kishte revokuar vizat e gjyqtarit Moraes, anëtarëve të familjes së tij dhe aleatëve të tij në Gjykatë.


Sipas administratës Tramp (Trump), gjuetia e shtrigave kundër ish-Presidentit Bolsonaro ka krijuar një kompleks persekutimi dhe censure aq të gjerë saqë jo vetëm që shkel të drejtat themelore të brazilianëve, por, shtrihet edhe përtej kufijve të Brazilit, duke synuar edhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page