top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO NJOFTOI SE UA ANULOI VIZAT POTHUAJ TË GJITHË GJYQTARËVE TË GJYKATËS SË LARTË TË BRAZILIT | GJUETIA E SHTRIGAVE NDAJ ISH-PRESIDENTIT JAIR BOLSONARO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 19
  • 1 min read

Updated: Aug 12

ree

Brasilia, Brazil | Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, njoftoi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X) se ka revokuar vizat amerikane të gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Brazilit (STF), Alexandre de Moraes, anëtarëve të familjes së tij dhe aleatëve të tij në gjykatë, domethënë të paktën 8 nga 11 kolegve sipas organit më të lartë gjyqësor të vendit të Amerikës së Jugut, në muajt e fundit, që çuan në vendimin e sotëm.


Sekretari Rubio sqaroi se masa hyn në fuqi menjëherë.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka bërë të qartë se administrata e tij do t'i mbajë përgjegjës shtetasit e huaj për censurimin e shprehjes së mbrojtur në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Sekretari Rubio së fundmi në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se gjuetia politike e shtrigave e gjyqtarit të Gjykatës Supreme braziliane Alexandre de Moraes kundër ish-Presidentit Jair Bolsonaro ka krijuar një kompleks persekutimi dhe censure aq të gjerë, sa jo vetëm që shkel të drejtat themelore të brazilianëve, por, shtrihet edhe përtej kufijve të Brazilit, duke synuar edhe amerikanët.


Prandaj, kam urdhëruar revokimin e menjëhershëm të vizave të Moraes-it dhe aleatëve të tij në gjykatë, si dhe të anëtarëve të tyre të ngushtë të familjes”, deklaroi Sekretari i Shtetit i ShBA-ës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page