top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PUBLIKOHET FOTOJA E VRASËSIT TË DYSHUAR TË REPERIT TUPAK SHAKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 5, 2023
  • 1 min read

ree

Las Vegas, Amerikë | Një individ i dyshuar si i lidhur me vrasjen e reperit Tupak Shakur (Tupac Shakur) është arrestuar pas 27 vitesh. Ai është z. Don Deivis (Duane Davis), i njohur edhe si Kif Di (Keffe D), i cili, dyshohet se u përfshiri në të shtënat që vranë z. Shakur, në vitin 1996, në Las Vegas. Sipas asaj që raportohet nga dy burime pranë autoriteteve gjyqësore, të cituara nga agjencia e lajmeve AP (Esoshieitid Pres) z. Don (Duane) është kapur mëngjesin e së premtes, më 29 shtator 2023. Duket se vetë z. Don (Duane) e ka pranuar se ka qenë në automjetin e llojit Kadillak (Cadillac), nga ku u zbrazën të shtënat, që goditën reperin. Z. Tupak Shakur (Tupac Shakur) u vra më 7 shtator 1996, në moshën 25 vjeçare. Makina me të cilën ai udhëtonte ishte në krahun e një makine tjetër, nga e cila u qëlluan 12 ose 13 të shtëna me armë zjarri: katër e goditën yllin e hip-hop-it, i cili, u dërgua në spital, ku vdiq 6 ditë më vonë, më 13 shtator 1996. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page