SAGA E KËNGËTARIT, KOMUNISTIT DHE TREGTARIT TË DROGËS TUPAK SHAKUR: MES MISTERIT DHE REALITETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 12, 2024
- 7 min read
Updated: Sep 30, 2024
Las Vegas, Amerikë | Më 7 shtator 1996 në Las Vegas, në rrugën që të çon në Club 662, 12 ose ndoshta 13 të shtëna u qëlluan nga një automjet i tipit Kadillak (Cadillac) i bardhë.
Katër nga të cilat goditën Tupakun (Tupac), ikona e repit gangsta, i cili, vdiq më 13 shtator, pas 6 ditësh agonie.
Si në një sagë, ka shumë njerëz dhe histori që ndërthuren, jo vetëm në vdekjen e këngëtarit, por, edhe në jetën e tij të stuhishme mes poezisë, grindjeve mes reperëve, burgut, dhe një mënyrë të re të konceptimit të muzikës dhe kulturës hip-hop, që do ta bëjë të konsiderohet si një nga artistët më të talentuar dhe më me ndikim të zhanrit.
Tupak Amaru Shakur lindi më 16 qershor 1971, në Jorkun e Ri (Nju Jork): një fakt që duket i veçantë, duke pasur parasysh përkatësinë e tij të mëvonshme në Bregun Perëndimor.
Për vitin e parë të jetës së saj ai mbajti emrin Lisein Perish Kruks (Lesane Parish Crooks), i cili, më vonë u ndryshua nga nëna e tij për nder të Tupak Amaru-t II, i ekzekutuar pasi udhëhoqi revoltën e vendasve të Perusë, kundër kolonizatorëve spanjollë, midis viteve 1780 dhe 1781.
Nëna e tij Afeni Shakur, është një anëtare e Panterave të Zeza (Black Panthers), një lëvizje historike revolucionare, e lindur për të mbrojtur komunitetin afrikano-amerikan nga dhuna policore, bazuar në vetëmbrojtjen si një mjet lufte.
Një muaj para se të lindte Tupaku, gruaja u lirua nga akuza për komplot kundër qeverisë amerikane, pasi u akuzua për pjesëmarrje në një sulm me bombë.
Në sallën e gjyqit ajo mbrojti veten dhe shoqëruesit e saj, në një proces që konsiderohet diskriminues.
Ky është Panther 21, një rast kundër 21 anëtarëve të Partisë së Panterës së Zezë si pjesë e COINTELPRO, programi pjesërisht i paligjshëm kundër spiunazhit të FBI - së përmes të cilit qeveria amerikane, e udhëhequr atëherë nga republikani Riçërd Niksoun (Richard Nixon), dëshiroi të çmontonte të gjithë personalitetet dhe organizatat e konsideruara subversive.
Edukimi dhe rritja e Tupakut (Tupac) sillen rreth aktivistëve si partneri i nënës së tij, Mutulu Shakur, e burgosur në vitin 1981, vëllai i aktivistes së Ushtrisë Çlirimtare të Zezakëve, i quajtur Assata Shakur, i arrestuar me disa akuza, aktualisht në azil politik në Kubë.
Reperi i ardhshëm u rrit kushtet e varfërisë ekstreme, më pas në vitin 1986 u transferua me nënën e tij në Baltimore, ku ndoqi Shkollën e Arteve në Baltimore.
Pikërisht këtu Tupaku i ri bëhet i pasionuar pas poezisë, baletit dhe aktrimit, dhe merr pjesë në garat e para të beatbox dhe freestyle, pa harruar politikën.
Në ato vite, në fakt, ai u bashkua me Lidhjen e Komunistëve të Rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (YCL).
Në 1988, një kthesë e mprehtë shënoi, megjithatë, takimin e tij me Kaliforninë: me familjen u transferua në qytetin Marin, pesë kilometra larg Shën Françeskut (San Francisco), ku krijoi lidhje me disa anëtarë të krimit të organizuar, dhe ku filloi të përdorte dhe të tregtonte drogë, dhe la shkollën.
Një takim vendimtar vitin e ardhshëm: ai u takua me këngëtaren dhe kërcimtaren Leila Stenberg, e cila, u bë menaxherja e tij, dhe i gjeti një punë si roadie (një person i punësuar nga një grup muzikantësh në turne për të vendosur dhe mirëmbajtur pajisje) për grupin hip hop Digital Underground.
Hapi nga prapaskenat në skenë ishte i shkurtër: Shakuri u bë reperi dhe balerini i dytë i grupit.
Në vitin 1991, me ndihmën e Digital Underground, Tupaku publikoi albumin e tij të parë 2Pacalypse Now, me të cilin, ai fitoi vlerësimin e publikut dhe kritikës për rrjedhën e tij poetike dhe thumbuese, dhe për çështjet e trajtuara si gjendja e nënave të zeza beqare (në këngën Brenda's Got a Baby and Part Time Mutha), racizmi, varfëria, dhuna e policisë, dhe “jeta e banditit të rrugës”, një shprehje e krijuar nga i njëjti reper, i cili gjithashtu i dha emrin e tij një grupi që ai themeloi në 1992.
Albumi arriti sukses të madh, tejkaluar nga testi i dytë Strictly 4 My NIGGAZ (1993), në të cilin, reperi i dha më shumë hapësirë introspeksionit, duke eksploruar tema si feja dhe natyra njerëzore.
Megjithatë, në të njëjtat vite filluan ngjarjet e para ligjore.
Në gusht 1992 Tupac u kthye në Merin Siti (Marin City) për të marrë pjesë në një festival muzikor.
Vitet e fundit janë raportuar shumë versione të asaj që ka ndodhur, të cilat, ndryshojnë në disa pika, por, duket se gjithçka ka nisur me një sherr teksa këngëtari po jepte autografe.
Pastaj u qëllua: një djalë 6-vjeçar, Kaid Uokër Till (Qa'id Walker-Teal), goditet për vdekje nga një plumb qorr teksa kalonte me biçikletë.
Nuk është e qartë se kush e përdori armën, as dinamika e saktë e ngjarjeve.
Tre vjet më vonë Shakuri pranoi t'i paguante një shumë prej 300 mijë deri në 500 mijë dollarë familjes së fëmijës, pavarësisht se nuk besohej se ishte i përfshirë në vdekjen e Uokër Tillit (Walker-Teal).
Në vitin 1993, reperi dhe aktori u akuzua për sulm seksual nga Eienë Xheksoun (Ayanna Jackson), një fanse të cilën e takoi në një klub në Jorkun e Ri (Nju Jork).
Znjsh. Xheksoun (Jackson) tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale konsensuale me këngëtarin, dhe se të dy vendosën të takoheshin sërish disa ditë më vonë.
Ajo u takua sërish me Tupakun në dhomën e tij të hotelit, ku pretendoi se u përdhunua nga reperi dhe nga disa anëtarë të stafit të tij.
Këngëtari e deklaroi veten të pafajshëm, duke deklaruar se nuk ishte i pranishëm në dhomë në momentin e përdhunimit, por gjykata e dënoi me katër vjet e gjysmë heqje lirie, për abuzim seksual, duke e liruar nga akuzat e tjera.
Në tetor 1995 u lirua nga burgu falë pagesës së një garancie miliona dollarëshe.
Ndërsa ishte ende në burg, “Unë Kundër Botës” (1995) u lëshua në treg, gjë që shumë botime të industrisë e konsiderojnë jo vetëm si “opus magnum” të Shakurit, por, edhe një nga rekordet më të mira të repit të viteve nëntëdhjetë.
Pak muaj para vendimit për rastin e sulmit seksual, ndodhi një ngjarje që shënoi fillimin e grindjes së famshme mes reperëve të Bregut Perëndimor dhe Bregut Lindor: sulmi në Studiot Quad Recording.
Sapo mbërrijnë në studiot e regjistrimit, Tupaku dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij grabiten nga disa persona të armatosur, të cilët, më pas qëllojnë reperin.
Ky i fundit ishte i bindur se ndër nxitësit e sulmit ndaj tij ishin reperi dhe producenti Paf Dedi (Puff Daddy), dhe The Notorius B.I.G., në atë kohë një nga reperët më të njohur, dhe më me ndikim në Bregun Lindor, me të cilin Shakuri kishte ende marrëdhënie të mira.
Megjithatë, asnjë provë kundër të dyve nuk u gjet kurrë dhe hipoteza u mohua.
Por është pikërisht në këtë periudhë që në rrugën e reperit bie në sy një tjetër figurë, producenti kontrovers Marion Knight Jr, i njohur edhe si “Suge”, themelues i labelit Deth Rau Rekërds (Death Row Records), së bashku me Daktër Dri (Dr. Dre).
Jeta e “Suge” është gjithashtu e shoqëruar nga problemet me ligjin: ai aktualisht është duke vuajtur një dënim me 28 vjet burg për vrasje me dashje, pasi përplasi me makinën e tij dhe vrau një konsulent për filmin Straight Outta Compton, i cili, tregon historinë e grupit pionier të gangsta rap NWA, anëtar i të cilit ishte edhe vetë Dr. Dre.
Knight firmosi me Tupakun (dhe nën mbrojtjen e tij) dhe gara bëhet e pandalshme.
Në vitin 1996 u publikua hiti Oll ais on mi (All Eyez on Me), albumi rap më i shitur i të gjitha kohërave (më shumë se 38 milionë kopje), i cili, përmban California Love, ndoshta teku (singëlli) më i famshëm.
Është shenjtërimi i reperit, por është gjithashtu, me prapavijë, fillimi dhe preambula e frikshme e fundit: albumi përmban këngën Hit'em Up, me të cilën Tupaku së bashku me grupin The Outlawz, i shpallin luftë Bregut Lindor, veçanërisht Bigit (Biggie), dhe Paf Dedit (Puff Daddy).
Një këngë diss që nga ana tjetër u kritikua, dhe shkoi përtej ngacmimeve, duke përfshirë komente seksiste për Feith Ivëns (Faith Evans), gruan e Bigit (Biggie), dhe kërcënime me vdekje ndaj rivalëve.
Tupaku themeloi kompaninë e tij të shpërndarjes së disqeve Makaveli Records, e quajtur sipas filozofit Nikoll Makiaveli (Niccolò Machiavelli), i të cilit, ai ishte një lexues i zjarrtë, e cila, synon të nënshkruajë me shumë artistë. Por asgjë nga këto nuk ndodh.
Mbërrin mbrëmja e 7 shtatorit 1996.
Tupaku shkon në MGM Grand Las Vegas për të parë një ndeshje boksi midis Maik Taisonit (Mike Tyson) dhe Brus Seldonit (Bruce Seldon), së bashku me Saxh Naitin (Suge Knight).
Pasi mbaron ndeshja, të dy së bashku me shoqërinë e tyre të madhe shkojnë në Club 662 në pronësi të Death Row, por gjatë rrugës makina e tyre u rrethua, dhe nga Kadillaku (Cadillac) i bardhë u shtinë plumbat që i dhanë fund reperit. jeta, në moshën 25 vjeçare.
Në muajin shtator të vitit 2023, 27 vjet më vonë, Dan Deivis (Duane Davis), i njohur edhe si Kif Di (Keefe D) u arrestua me akuzën e nxitjes së vrasjes së Tupakut (2Pac).
Aktualisht nuk ka informacion të mëtejshëm. Dihet, megjithatë, se Kif Di (Keefe D) ishte në bordin e Kadillakut (Cadillac), siç e pranoi ai vetë në disa intervista, dhe në librin e tij Koumptoun Strit Legend (Compton Street Legend), i publikuar në vitin 2019.
Sipas asaj që deklaroi Deivis (Davis), në sediljet e pasme të makinës, (nga e cila u qëllua) ishte edhe nipi i tij Orlando Anderson “Baby Lane”, i dyshuar nga disa se ishte autori i vrasjes së Tupak Shakurit. Anderson vdiq nga një e shtënë në vitin 1998.
Por ka shumë hipoteza të formuluara për atë që ndodhi atë natë. Ka teori nga më të ndryshmet ndër vite (ka nga ato që besojnë se Tupaku është ende gjallë).
Gjashtë muaj pas vrasjes së Tupakut, në mars 1997, Notorius BIG vdiq në një mënyrë shumë të ngjashme me rivalin e tij.
Të shtëna me armë zjarri që shënojnë fundin e dy jetëve, dhe një sezoni pjellor dhe të paqartë të repit amerikan.
Tupaku (2Pac) ishte tashmë një ikonë para vdekjes së tij, por vdekja e tij e parakohshme kontribuoi në shndërrimin e tij në një mit, në një legjendë, siç thuhet rëndom.
Ndërtimi i një miti mund të forcojë kujtesën, por mund të zvogëlojë kompleksitetin e një artisti, të një qenieje njerëzore, dhe ta shndërrojë ekzistencën e tij në një metaforë, për të mirën e kritikuesve dhe admiruesve.
Dhe çfarë mbetet thelbësore? Deri më sot, nga Tupak Shakuri, një nga reperët më të diskutueshëm dhe më të diskutuar në histori, ka mbetur jo vetëm një yll në Trotuarin e Famës në Holliud (Hollywood Walk of Fame), por edhe legjendat rreth jetës dhe vdekjes së tij, filmat në të cilët ai luajti, disqet e tij, muzika e tij, për mirë apo për keq.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments