AMERIKË: ARRESTOHET NJË INDIVID I DYSHUAR SI I LIDHUR ME VRASJEN E REPERIT TUPAK SHAKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29, 2023
- 1 min read

Las Vegas, Amerikë | Një individ i dyshuar si i lidhur me vrasjen e reperit Tupak Shakur (Tupac Shakur) është arrestuar pas 27 vitesh.
Ai është z. Don Deivis (Duane Davis), i njohur edhe si Kif Di (Keffe D), i cili, dyshohet se u përfshiri në të shtënat që vranë z. Shakur, në vitin 1996, në Las Vegas.
Sipas asaj që raportohet nga dy burime pranë autoriteteve gjyqësore, të cituara nga agjencia e lajmeve AP (Esoshieitid Pres) z. Don (Duane) është kapur mëngjesin e së premtes, më 29 shtator 2023.
Duket se vetë z. Don (Duane) e ka pranuar se ka qenë në automjetin e llojit Kadillak (Cadillac), nga ku u zbrazën të shtënat, që goditën reperin.
Z. Tupak Shakur (Tupac Shakur) u vra më 7 shtator 1996, në moshën 25 vjeçare.
Makina me të cilën ai udhëtonte ishte në krahun e një makine tjetër, nga e cila u qëlluan 12 ose 13 të shtëna me armë zjarri: katër e goditën yllin e hip-hop-it, i cili, u dërgua në spital, ku vdiq 6 ditë më vonë, më 13 shtator 1996.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments