PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): AGJENCIA QENDRORE E INTELIGJENCËS (CIA) MË INFORMOI SE UDHËHEQËSI I RI SUPREM I IRANIT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI ËSHTË HOMOSEKSUAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 27
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) pohoi se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) e informoi se Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, është homoseksual.
Vlerësimi i CIA-s thotë se Udhëheqësi i Ri Suprem Khamenei kishte një lidhje të gjatë me mësuesin e tij.
Presidenti Tramp (Trump) tha se orientimi seksual i tij ndikoi negativisht në pranimin e tij brenda udhëheqjes supreme të Iranit.
Zbulimi u bë fillimisht nga enti mediatik amerikan “New York Post” më 16 mars, duke raportuar se komuniteti i inteligjencës amerikane beson se babai i tij i vrarë, Ali Khamenei, ishte i shqetësuar se orientimi seksual i të birit e bënte atë të papërshtatshëm për të pasuar udhëheqjen supreme të vendit.
I pyetur në një intervistë me entin mediatik amerikan “Fox News” (Faks Njuz) nëse Agjencia e kishte informuar vërtet për homoseksualitetin e udhëheqësit iranian, presidenti amerikan u përgjigj se:
1- “Ata e thanë këtë, por nuk e di nëse e thanë vetëm ata. Mendoj se shumë njerëz po e thonë këtë, gjë që i jep Khameneit një fillim të keq në këtë vend”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments