top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | DEPARTAMENTI I SHTETIT: OFROJMË 10 MILIONË $ SHPËRBLIM PËR UDHËHEQËSIT USHTARAKË TË GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE (PASDARAN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh ($) për udhëheqësit ushtarakë të Gardës Revolucionare Islamike (Pasdaran).


Këta individë udhëheqin njësi që kanë synuar personelin amerikan me sulme dhe infrastrukturën kritike të SHBA-së me operacione kibernetike. Na ndihmoni t'i kundërveprojmë këtyre kërcënimeve. Dërgoni një informacion sot”.


Kështu u tha në njoftimin e departamentit të Shtetit, të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), drejtuar kujtdo që mund të ofrojë informacion, me foto të kreut të Pasdaran-it, Ahmed Vahidi, komandantit Ali Abdollahi, kreut të forcave hapësinore dhe të dronëve, Said Aghajani, të luftës kibernetike, Hamidreza Lashgarian, dhe të inteligjencës Maxhid (Majid) Khademi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page