SHBA-ës | ADMINISTRATA KOMBËTARE E AERONAUTIKËS DHE HAPËSIRËS NDËRTOI TUNELIN E PARË TË ERËS NË 40 VJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) njoftoi vënien në punë të Qendrës së saj të Kërkimit të Dinamikës së Fluturimit, ku ndodhet tuneli i saj më i ri dhe më i përparuar i erës deri më sot.
Ky objekt do të ndihmojë në testimin e sigurisë dhe performancës së gjeneratave të ardhshme të avionëve, raketave dhe anijeve kozmike.
Tuneli i ri zëvendëson dy instalime dukshëm më të vjetra në Virxhinia, të cilat u ndërtuan para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Për dekada të tëra, NASA kishte zvogëluar gradualisht infrastrukturën e saj në Langlli (Langley), Virxhinia.
Tani, për herë të parë në 40 vjet, është ndërtuar një tunel i ri ere.
Është menduar të zëvendësojë dy tunele të tjera ere.
Këto bazoheshin në teknologji të vjetëruar.
Deri në 57 milionë dollarë amerikanë për tunelin e ri të erës.
Objekti, i vendosur në Qendrën Kërkimore Langlli (Langley) të NASA-s në Virxhinia, synon të çojë përpara përparimin në sigurinë e fluturimit, zhvillimin e avionëve eksperimentalë dhe kërkimin në hapësirë dhe dronë.
Sipas një njoftimi për shtyp të NASA-s, tuneli i ri i erës ndërtohet mbi karakteristikat e performancës së dy paraardhësve historikë dhe përdor teknologji të përmirësuar.
Paraardhësit e tij ishin “Tuneli Vertikal me Rrotullim 20-Këmbësh” dhe “Tuneli me Shpejtësi të Ulët 12-Këmbësh”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments