top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PSE LIBIA PO SHKAKTON RRITJE TË ÇMIMIT TË NAFTËS DHE PO TRONDIT TREGJET NDËRKOMBËTARE?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2024
  • 2 min read

Updated: Aug 10

Një platformë nafte dhe gazi në brigjet e Libisë në Evropën Qendrore Mesdhetare.
Një platformë nafte dhe gazi në brigjet e Libisë në Evropën Qendrore Mesdhetare.

Londër, Britani e Madhe | Në rrënjë të rritjes së kostos së naftës bruto janë tensionet midis qeverisë së Libisë lindore dhe asaj të Tripolit, e vetmja e njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Ka edhe një tjetër tension midis qeverisë së Libisë lindore dhe asaj të Tripolit, e vetmja e njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Siç nënvizon enti mediatik italian Fleta “Il Foglio”, kryeministri i pjesës lindore të vendit Osama Hamad në fakt ka njoftuar bllokimin e prodhimit dhe eksportit të naftës bruto në dhe nga i gjithë territori kombëtar, duke reaguar kështu ndaj largimit të z. Sidik (Siddiq) Kabir nga detyra e guvernatorit të Bankës Qendrore Libiane nga kryeministri i Tripolit Abdelhamid Dabaiba.

 

Ky i fundit e kishte akuzuar më parë z. Kabir për korrupsion.

 

Gjatë vitit të kaluar, guvernatori në fakt kishte qenë shumë i prirur t'i jepte para në kurriz të vetë z. Dadaiba gjeneralit të Kirenajkës, Khalifa Haftar, udhëheqësi të cilit Hamadi dhe qeveria e tij i përgjigjen drejtpërdrejt.

 

Pa një hapje të re në këtë kuptim, z. Haftar është i gatshëm të mos lejojë askënd të marrë kontrollin e Bankës Qendrore.

 

Efektet në lëndët e para: Nëse nga njëra anë shërbimet thelbësore të institutit pezullohen dhe po e vënë në vështirësi popullin libian, nga ana tjetër bllokada e prodhimit të naftës mund të vërë në krizë fuqi të ndryshme botërore.

 

Më 26 gusht 2024, çmimi i naftës Brent (lloji më i tregtuar i naftës në botë) u rrit me 3%, duke u vendosur në rreth 81 dollarë për fuçi.

 

Çdo rritje e re do të rëndonte drejtpërdrejt në arkën e Italisë, importuesit të parë botëror të naftës bruto libiane, por edhe të Mbretërisë së Spanjës, Greqisë dhe Francës, të cilat së bashku me Italinë përbëjnë çdo vit më shumë se gjysmën e naftës së eksportuar nga Libia.

 

Nëse Korporata Kombëtare e Naftës (Noc), kompania kombëtare e naftës e Libisë, nuk ka shprehur ende zyrtarisht opinionin e saj për bllokadën, disa fabrika nxjerrëse (si ato në Sirte-s dhe Uahës (Waha)) kanë konfirmuar reduktimin e prodhimit.

 

Drejtori i Përgjithshëm i NOC Farhat Bengdara konsiderohet gjithashtu shumë i afërt me z. Haftar.

 

Nuk është rastësi që në fakt ishte vetë qeveria lindore ajo që shpalli bllokadën e naftës për shkak të forcës madhore, që do të nënkuptonte probleme teknike që në realitet nuk ishin evidente.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page