top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SENATORËT AMERIKANË ZBARKOJNË NË MALIN E ZI | PËRFORCOJNË NDIKIMIN PERËNDIMOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 24, 2023
  • 2 min read

Podgoricë, Mali i Zi | Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Malit të Zi, Jakov Milatoviç, pas takimit me dy senatorët amerikanë, Kris Mërfi (Chris Murphy) dhe Geri Petërs (Gary Peters), ka thënë se nga pozita e presidentit “do të përmirësoj edhe më tej partneritetin strategjik mes Malit të Zi dhe SHBA-së”. Z. Milatoviç i mëshoi faktit se bashkëpunimi strategjik ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shumë i rëndësishëm, “veçanërisht në këto momente të ndryshimeve politike”. Ne po përpiqemi të krijojmë një sistem tjetër vlerash në Mal të Zi. Ne ramë dakord se procesi i integrimit në BE është shumë i rëndësishëm dhe se ai duhet të përfundojë me sukses në vitet e ardhshme kur bëhet fjalë për Malin e Zi, i cili kërkon përshpejtimin e reformave”, ka deklaruar z. Milatoviç, sipas medias malazeze “Vijesti”. I pyetur nëse ka një distancim nga nisma Ballkani i Hapur, duke iu referuar fjalimit të tij gjatë inaugurimit si president i Malit të Zi – ku nuk e përmendi fare – ai pohoi se është i qartë dhe se ka përmendur Nismën e Berlinit dhe se “çdo iniciativë ka për qëllim integrimin e vendeve të rajonit është e mirëpritur”. Nga ana tjetër, senatori Mërfi (Murphy), theksoi se çdo anëtar i Senatit Amerikan “është i emocionuar që e sheh Milatoviçin në pozitën e presidentit”. Një nga votat për të cilat jam krenar si anëtar i Senatit është vota e mbështetjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Unë kam të njëjtin entuziazëm kur bëhet fjalë për rrugën tuaj drejt BE-së. Mali i Zi është një histori suksesi, ka ende punë për të bërë në fushën e sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, lirisë së mediave. Por askush nuk është i përsosur, asnjë demokraci nuk është perfekte, madje as ne në SHBA”, shtoi z. Mërfi (Murphy). Vizita e senatorëve amerikanë në Mal të Zi vjen pas atyre të kryera në republikën e Kosovës, dhe në Republikën e Shqipërisë. Gjatë vizitës së tyre në Kosovë, senatorët amerikanë janë takuar me udhëheqësit e institucioneve qëndrore, si dhe me udhëheqësit e partive opozitare. Senatori amerikan nga radhët e Demokratëve, Kris Mërfi (Chris Murphy), gjatë një deklarate për shtyp, të mbajtur pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga Republika e Serbisë që të ndalojë fushatën e saj kundër Republikës së Kosovës, me anë të së cilës ajo po pengon anëtarësimin e saj, në organizatat ndërkombëtare. Po ashtu, ai u shpreh optimist se marrëveshja e Ohrit e arritur mes Kosovës dhe Serbisë do t’i zgjidhë problemet mes palëve. “Jemi shumë të lumtur që po e shohim marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që përfshin njohjen e ndërsjellët të dokumenteve zyrtare. Por, edhe hapave të vështirë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët, Serbia duhet të ndaloj të pengoj Kosovën për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”. Shënim informues: Kris Mërfi (Chris Murphy) është anëtar i Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit të SHBA-ës, ndërsa Geri Petërs (Gary Peters) është anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page