SEKRETARI I SHTETIT I SHENJTËRISË SË TIJ KARDINALI PIETRO PAROLIN SOT NË MËNGJES PATI NJË BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 12, 2024
- 1 min read
Vatikan | Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, sot në mëngjes, pati një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Masud (Masoud) Pezeshkian.
Kardinali, përveç urimit të presidentit për fillimin e mandatit presidencial dhe adresimit të çështjeve me interes të përbashkët, shprehu shqetësimin serioz të Selisë së Shenjtë për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke ritheksuar nevojën për të shmangur në çfarëdo mënyre përhapjen e konfliktit.
“Konflikti është shumë serioz në vazhdim dhe preferojmë në vend të tij dialogun, negociatat dhe paqen”, bëri të ditur drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments