SEKRETARI I SHTETIT I SHBA-ës MARKO (MARCO) RUBIO: KINA DUHET TA SHTYJË IRANIN KUNDËR MBYLLJES SË NGUSHTICËS SË HORMUZIT SEPSE KINA ËSHTË SHUMË E VARUR NGA NGUSHTICA E HORMUZIT PËR NAFTËN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 23
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit i ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që t'i kërkojë Iranit të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të Uashingtonit ndaj centraleve bërthamore të Teheranit.
“E inkurajoj qeverinë kineze t'u drejtohet atyre për këtë çështje, sepse ata janë shumë të varur nga Ngushtica e Hormuzit për naftën e tyre”, tha sekretari Rubio, pasi parlamenti i Iranit miratoi bllokadën strategjike të Ngushticës, e cila, transporton më shumë se 20 përqind të naftës dhe gazit botëror, duke ia lënë Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të marrë vendimin përfundimtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments