TENSIONE BRENDA NATO-s PËR MBËSHTETJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM MARK RUTTE PËR LUFTËN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KUNDËR IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 49 minutes ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbështetja e qartë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për luftën e Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), kundër Iranit ka zemëruar disa kryeqytete evropiane dhe ka thelluar përçarjet brenda Aleancës, ndërsa Evropa përballet me një tronditje energjetike.
Sekretari Rutte deklaroi se aleatët do të bashkohen për të mbështetur misionin në Ngushticën e Hormuzit dhe se Presidenti Tramp (Trump) po vepron për ta bërë botën më të sigurt.
“Këto qëndrime, e vendosin Bashkimin Evropian në një pozicion vërtet të pakëndshëm”, raportoi enti mediatik britanik Fainenshnëll Taims (Financial Times).
“Ne duam të demonstrojmë gatishmërinë tonë, por nuk jemi të aftë të përfshihemi”, tha një diplomat.
Vendet evropiane kanë refuzuar kërkesën e ShBA-ës për të dërguar anije, me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas që përsëriti se kjo nuk është lufta jonë.
“Mosmarrëveshjet midis Sekretarit Rutte dhe vendeve evropiane po shqetësojnë gjithashtu diplomatët e NATO-s, ndërsa Presidenti gjerman Frank-Valter Shteinmaiër (Walter Steinmeier) e quan konfliktin një gabim politikisht katastrofik, të shmangshëm dhe të panevojshëm, dhe Parisi denoncon një Amerikë gjithnjë e më të paparashikueshme”, sipas entit mediatik në fjalë.
Pavarësisht kësaj, disa vende thonë se janë gati të ndërhyjnë pas konfliktit për të mbrojtur rrugën nëpër të cilën kalon 20 përqind e naftës globale.
Megjithatë, disa zyrtarë të cituar nga enti mediatik në fjalë, theksojnë se, duke pasur parasysh efektet ekonomike, pasojat janë tonat, prandaj konflikti është i yni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments