SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATO-s MARK RUTTE: NATO-ja DO TË BËJË GJITHÇKA QË DUHET PËR TË MBROJTUR TURQINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 29 minutes ago
- 1 min read
Ankara, Turqi | “Aleanca do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur Turqinë”.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi.
“Irani po mbjell terror dhe kaos, dhe kjo ndihet veçanërisht këtu në Turqi. Në javët e fundit, NATO ka kapur me sukses katër raketa balistike iraniane që shkonin drejt Turqisë”, tha Sekretari Rutte.
Ai tha se Aleanca është e përgatitur për kërcënime të tilla dhe do të bëjë gjithmonë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur Turqinë dhe të gjitha shtetet e saj anëtare.
Duhet theksuar se 32 vendet e NATO-s pritet të takohen në fillim të korrikut në Ankara për një samit.
Gjatë vizitës së tij në objektet e Aselsan, Sekretari Rutte vlerësoi revolucionin e industrisë turke të mbrojtjes, ndërsa theksoi se vendet e NATO-s duhet të vazhdojnë në këtë rrugë, të prodhojnë dhe të inovojnë edhe më shumë dhe më shpejt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments