SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT THOTË SE AMERIKA NUK MBËSHTET PAVARËSINË E TAIVANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 19, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit, por janë të shqetësuara për veprimet provokuese të Kinës në ngushticë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Entëni Blinken (Antony Blinken) në një konferencë për shtyp me presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping), duke përsëritur se Uashingtoni mbështet Politikën e një Kine të Vetme. Kalimi i sekretarit amerikan të shtetit në Pekin, për vizitë dyditore, e përmbyllur me takimin me presidentin kinez, ka lënë ndjenjën se disa rivalitete me Uashingtonin mund të rikthehen, por ka nënvizuar edhe disa vija të kuqe, mbi të gjitha Tajvanin. Kina nuk do të bëjë “asnjë kompromis” për Tajvanin, përsëriti Ministri i Jashtëm kinez Uang Ji (Wang Yi) për z. Blinken në takimin që pati me të këtë mëngjes. Kreu i diplomacisë së partisë komuniste kineze, Qin Gang, i kujtoi Sekretarit Blinken se gjithçka që lidhet me ishullin është “thelbësore e interesave kryesore të Kinës” dhe i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës “të respektojnë parimin e një Kine”, i cili, mbështet ekuilibrat delikatë me Uashingtonin në rajon, dhe i bëri thirrje z. Blinken të flasë hapur, dhe pa mëdyshje kundër pavarësisë së Tajvanit. Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit, ishte përgjigja e sekretarit amerikan të shtetit pas takimit me presidentin kinez. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)












































Comments