SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO DO TË MARRË PJESË NË SAMITIN E G7-ës QË DO TË MBAHET NË FRANCË (TË PREMTEN).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 16 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, do të takohet me homologët e tij të G7-të në Francë të premten për të diskutuar luftën në Iran”.
Kështu njoftoi Departamenti i Shtetit.
“Sekretari Rubio, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, do të marrë pjesë në bisedimet e ministrave të jashtëm të G7 në Cernay-la-Ville, pranë Versajës në periferi të Parisit.
Sekretari Rubio do të diskutojë me homologët e tij luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme dhe kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tomi (Tommy) Pigott.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments