SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO I THA MINISTRIT TË JASHTËM RUS SERGEI LAVROV: ËSHTË KOHA PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS SË PAKUPTIMTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio i tha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se është koha për t'i dhënë fund luftës së pakuptimtë në Ukrainë.
Sekretari Rubio, në një intervistë të fundit, e quajti javën aktuale vendimtare për të kuptuar synimet e Rusisë dhe Ukrainës, dhe që Shtetet e Bashkuara të vendosin nëse do të vazhdojnë apo jo përpjekjet për paqe.
“Gjatë bisedës telefonike me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, sekretari Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara janë serioze për t'i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë”, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Sekretari i Shtetit Rubio diskutoi më pas me ministrin e Jashtëm rus hapat e ardhshëm në negociatat e paqes dhe nevojën për t'i dhënë fund luftës tani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentarer