SEKERETARI STOLTENBERG NË G7-të: MESAZHE INKURAJUESE NGA SHBA PËR PAKETËN 61 MILIARDË $ PËR UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 18, 2024
- 3 min read
Kapri, Itali | “Mesazhe inkurajuese vijnë edhe nga Kongresi Amerikan, i cili, në ditët në vijim do të votojë për një paketë prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën”, deklaroi sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në margjinat e takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-s, që po zhvillohet në Kapri (Capri), të Italisë, duke bërë të ditur se nesër do të mbahet takimi i Këshillit NATO-Ukrainë në Bruksel, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
“Kam folur me z. Zelenski dje dhe ai na kërkoi një takim. Rusët po bëjnë presion në të gjithë vijën e frontit dhe po nisin valë sulmesh ajrore kundër qyteteve, infrastrukturës dhe ushtrisë, por ka shenja të rëndësishme inkurajimi që vijnë nga vendet anëtare të NATO-s”, tha sekretari Stolteberg, duke kujtuar mbështetjen e re që vjen nga Danimarka, Holanda dhe Gjermania.
“Ne kemi nevojë për një kuadër më të institucionalizuar dhe më të fortë për mbështetjen për Ukrainën dhe ne po diskutojmë se si ta vendosim atë brenda kornizës së NATO-s. Ne kemi nevojë për mbështetje afatgjatë dhe të parashikueshme”, tha ai përsëri.
NATO po punon me disa vende aleate për mundësinë e dërgimit të më shumë baterive Patriot në Ukrainë.
“Dua të theksoj se (Patriotët) janë thelbësorë sepse janë më të avancuar. Ato mund të rrëzojnë raketa balistike të avancuara dhe veçanërisht raketa hipersonike ruse”, shtoi sekretari.
“Kjo është arsyeja pse Patriotët janë të rëndësishëm dhe po ashtu janë sistemet e tjera si Nasams, Amraam dhe Samp-T”, shtoi më tej në fjalën e tij sekretari Stoltenberg.
Ukraina aktualisht ka nevojë për njerëz dhe pajisje në terren: aleatët e NATO-s mund të kontribuojnë në këtë të fundit.
Sa për burrat në terren, nënvizoi ish-kryeministri norvegjez, është Ukraina ajo që duhet t'i sigurojë ata.
Në lidhje me këtë, sekretari Stoltenberg kujtoi se si Kievi sapo ka miratuar një ligj të ri, i cili zgjat kufirin e moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
“Nuk më takon mua të hyj në detaje – shtoi ai – por jam i sigurt se Ukraina do të marrë vendimet e duhura për të mobilizuar numrin e nevojshëm të burrave.”
NATO nuk ka asnjë informacion për kërcënime të mundshme nga Rusia ndaj vendeve anëtare të Aleancës.
Me këtë rast, ish-kryeministri norvegjez nënvizoi kapacitetin e NATO-s për parandalim dhe kujtoi se aleanca - më e forta në histori - lindi jo me synimin për të luftuar luftëra, por për t'i parandaluar ato.
Për sekretarin Stoltnberg, Ukraina ka nevojë urgjente për furnizime ushtarake, sepse çdo ditë që kalon kushton jetë njerëzore dhe dëme materiale.
“Ne po punojmë me të gjithë aleatët për të kërkuar furnizimin e sistemeve kundërajrore Patriot ose Samp-t, por edhe bateri të llojeve të tjera. Ata që nuk mund të ofrojnë sisteme kundërajrore mund të garantojnë mbështetje financiare”, shpjegoi ish-kryeministri norvegjez, duke kujtuar, në këtë drejtim, ndarjen e një pakete prej 4 miliardë eurosh nga Holanda dhe 61 miliardë eurosh të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilat, mund të mbërrinin nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, duhet bërë edhe më shumë në afat të gjatë me një mbështetje më të qëndrueshme dhe të institucionalizuar që do t'i lejojë aleatët të organizohen dhe të koordinohen më mirë.
Sipas sekeratrit Stoltenberg, situata në Ukrainë është e vështirë por në të njëjtën kohë duhet të kujtojmë se kur filloi lufta, shumë ekspertë besonin se Ukraina do të shembej brenda disa javësh, dhe kjo nuk ndodhi.
“Kievi – nënvizoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s – ka çliruar 50 për qind të territorit që ishte pushtuar nga forcat ruse në fillim të konfliktit.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















