SEANCA GJYQËSORE NDAJ SALI BERISHËS U SHTY PËR NESËR NË ORËN 14:30.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 24, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Sali Berisha, i cili, në raport me autoritetet e posaçme të hetimit dhe të ndjekjes penale gëzon statusin e të pandehurit, pritej që sot të njihej zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme, me masën e sigurimit personal.
Seanca gjyqësore penale ndaj tij ka dështuar.
Gjatë zhvillimit të seancës, avokatët e tij kërkuan:
1- Përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka, pasi pretendojnë se ajo ka shkelur Kushtetutën. Sipas tyre, z. Berisha ka imunitet deputeti, dhe si i tillë, ndaj tij, nuk mund të shqiptohet, dhe nuk mund të ketë masë penale sigurimi personal.
2- Njohjen me aktet e dosjes penale në ngarkim të të mbrojturit prej tyre.
Fillimisht, seanca gjyqësore penale u shty për në orën 18:00, por, në fund u vendos të mbahet nesër, në orën 14.30.
Avokatët e z. Berisha informuan se ata kanë ngritur edhe një padi penale në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për shkelje penale që përfshihet në konceptin e “shpërdorimit të detyrës”.
“Sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pasi vendimi bie ndesh me Kushtetutën. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, dhe gjykimi është ndërprerë, për të shqyrtuar këtë kërkesë. Ne po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e saj. Jemi për një proces të rregullt, dhe një mbrojtje efektive. Do të presim vendimin e gjykatës”, tha avokati, Genc Gjokutaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments