SARANDË | U ARRESTUA PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT MOISID MATUSHAJ; BASHKËPUNËTOR ME SOKRAT VATËN NË VRASJEN E TURISTIT.

Updated: Aug 21
Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar brenda radhëve të Policisë së Shtetit strukturat rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan:
1- Z. Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
Ai konsiderohet i përfshirë në bashkëpunim me të arrestuarin Sokrat Vata, i cili konsiderohet i përfshirë në vrasjen e një turisti francez (tashmë nga Policia e Shtetit po thuhet se është portugez) të quajtur Luis Miguel Varela Mendes.
Njoftim Nr. 1 | Ksamil.
Informacion paraprak.
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Njoftim Nr. 2 | Ksamil, Sarandë.
Informacion shtesë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se:
Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Njoftim Nr. 3 | Levan, Fier.
Kapet dhe vihet në pranga, pas 5 orësh nga vrasja, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit, në Ksamil.
Kapja e tij u bë si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.
Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
FSHATI KSAMIL; SARANDË | U ARRESTUAN MIOSID MATUSHAJ; LUÇIANO SEFERI; ROMEO SHEHU; KRISTI KOSHI; NUH MAHMUTOGLU; EZGI PERLAK; VRASJA E TURISTIT LUIS MIGUEL VARELA MENDES.
Fshati Ksamil, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan në fshatin Levan, Fier, të fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një femër:
1- Z. Sokrat Vata, me moshë 29 vjeç, i punësuar si roje plazhi, banues në fshatin Helshan, Has.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Luis Miguel Varela Mendes, i deklaruar fillimisht si qytetar francez; më vonë Policia e Shtetit deklaroi se është portugez, ngjarje kriminale e ndodhur në njësinë private të shërbimit të emërtuar “Principotes”.
Si subjekte bashkëpunëtorë me të u arrestuan:
2- Z. Serxhi Selimi, me moshë 24 vjeç, banues në Ersekë.
3- Z. Ervis Bunçi, me moshë 24 vjeç, banues në Peshkopi.
4- Z. Ildi Çekani, me moshë 21 vjeç, banues në Librazhd.
5- Z. Murat Zhabina, me moshë 27 vjeç, banues në Elbasan.
6- Z. Miosid Matushaj, me moshë 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
7- Z. Luçiano Seferi, me moshë 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
8- Z. Romeo Shehu, me moshë 35 vjeç, banues në Gjirokastër.
9- Z. Kristi Koshi, me moshë 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
10- Z. Nuh Mahmutoglu (qytetar turk), me moshë 38 vjeç.
11- Znj/znjsh. Ezgi Perlak (qytetare turke), me moshë 31 vjeçe.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Bekim Bulica, me moshë 36 vjeç, banues në Tiranë.
2- Z. David Gjana, me mbiemër të ndryshuar Heurtevent, me moshë 29 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftim | Ksamil, Sarandë.
Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.
Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.
Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.
Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;
N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;
S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;
E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;
I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;
M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;
M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;
L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;
R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;
K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezulton se:
Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç.
Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin.
Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments