TIRANË | GJYKATA E APELIT NDRYSHOI MASËN E SIGURIMIT “ARREST NË BURG” NË “DETYRIM PËR T’U PARAQITUR PRANË POLICISË GJYQËSORE” PËR ISH-SHEFIN E KOMISARIATIT TË SARANDËS GËZIM BASHLLARI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në Policinë e Shtetit Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndryshoi masën e sigurimit “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” ndaj:
1- Z. Gëzim Bashllari, ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, i cili u arrestua në muajin maj për favorizimin e ndërtimeve pa leje.
Ai u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shpërdorim detyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments