top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SARANDË | OLSI BAKIAJ U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 2 min read
Olsi Bakiaj

Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Olsi Bakiaj, me moshë 43 vjeç, banues në Fier.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Ibrahim Duda, me moshë 46 vjeç, banues në Sarandë.


Njoftim | Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.


Sekuestrohet automjeti i vjedhur, i cili u gjet i fshehur në banesën e një 46-vjeçari që dyshohet se ka ndihmuar 43-vjeçarin, duke e mbajtur në banesë.


Punohet për kapjen e 46-vjeçarit i cili gjithashtu ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".


Pas kallëzimit të një shtetasi se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni i koduar “Itinerari”.


Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi O. B., 43 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se më datë 27.07.2026, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ka vjedhur automjetin e shtetasit A. Xh., 25 vjeç.


Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi O. B. e ka kryer këtë vepër penale pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi I. D., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar, duke e mbajtur në banesën e tij, bashkë me automjetin e vjedhur.


Ky shtetas ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Vjedhje". Po punohet për kapjen e tij.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page