SARANDË | THIMJO (SANDRI) RUBATI MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 2 min read

Lagjja Nr. 4, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Thimjo (Sandër) Rubati, me moshë 50 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri.
Në vitin 2002 ai u arrestua për trafik të miturash.
Në vitin 2012 ai u arrestua për rrëmbimin e një subjekti (femër) me moshë 16 vjeçe.
Ai është babai i njërit prej të shpallurve në kërkim policor (z. Andrea Rubati) për sulmin fizik ndaj oficerit të Policisë së Shtetit Mihal Velço.

Njoftim | Sarandë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç.
Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




