SARANDË | ARTUR ZHEJI (GAZETAR) VDIQ; SI PISTA HETIMORE PARAPRAKE KONSIDEROHEN: VRASJA; VETËVRASJA; VDEKJA NGA PAKUJDESIA; VDEKJA NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Artur Zheji, me profesion gazetar, vdiq.
Në lidhje me rastin, si pista paraprake hetimore të karakterit penal konsiderohen:
1- Vrasja.
2- Vetëvrasja.
3- Vdekja nga pakujdesia.
4- Vdekja nga shkaqe natyrale.
Kush ishte gazetari Artur Zheji?
Ai konsiderohet penë e mprehtë e publicistikës shqiptare; ka shkruar për tema të lidhura kryesisht me zhvillimet politike në Shqipëri; ka organizuar emisione televizive ku është diskutuar për çështje vendore, rajonale dhe botërore; ka qenë mbrojtës i flaktë i çështjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së saj me makinerinë policore, ushtarake, paraushtarake dhe mercenare të kasapit Sllobodan Millosheviç.
Ai është i biri i gjeniut të letrave dokumentare shqipe, z. Petro Zheji, puna shkencore e të cilit, ka qenë e lidhur ngushtë (si askush tjetër gjer më sot) me studimin e thelluar të Gjuhës Shqipe.
Njoftim | Këtu do të duhej të botohej njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit, por, enti policor në fjalë, ende nuk e ka botuar njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Lajm në përditësim, ...
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments